SNB konfirmon fitimin e 81 miliardë CHF në 2024

Banka Kombëtare e Zvicrës (SNB) ka konfirmuar se ka regjistruar një fitim prej 80.7 miliardë CHF (89.5 miliardë dollarë) për vitin 2024. Siç ishte paralajmëruar më parë, ajo do të rifillojë shpërndarjen për qeverinë federale dhe kantonet, në shumën 3 miliardë CHF. Fitimi përfundimtar i SNB-së për vitin 2024 është pak më i lartë se […] The post SNB konfirmon fitimin e 81 miliardë CHF në 2024 appeared first on Albinfo.

SNB konfirmon fitimin e 81 miliardë CHF në 2024

Banka Kombëtare e Zvicrës (SNB) ka konfirmuar se ka regjistruar një fitim prej 80.7 miliardë CHF (89.5 miliardë dollarë) për vitin 2024. Siç ishte paralajmëruar më parë, ajo do të rifillojë shpërndarjen për qeverinë federale dhe kantonet, në shumën 3 miliardë CHF.

Fitimi përfundimtar i SNB-së për vitin 2024 është pak më i lartë se sa raportohej në fillim të vitit. Në detaje, banka qendrore zvicerane realizoi një fitim prej 67.3 miliardë CHF në pozicionet e saj në valutë të huaj dhe 21.2 miliardë CHF në zotërimet e saj të arit, por një humbje prej 7.4 miliardë CHF në pozicionet e saj në franga zvicerane. Ndërkohë, shpenzimet operative arritën në 400 milionë CHF, transmeton albinfo.ch.

Pas alokimit të 11.6 miliardë CHF në provizionet për rezervat valutore dhe duke marrë parasysh rezervën negative të shpërndarjes prej 53.2 miliardë CHF, kjo rezulton në një fitim bilanci prej 15.9 miliardë CHF, shkruan swissinfo.

Kjo mundëson pagesën e dividentit prej 15 CHF për aksion dhe një shpërndarje fitimi për qeverinë federale dhe kantonet që arrijnë në 3 miliardë CHF. Pas këtyre pagesave, rezerva e shpërndarjes do të arrijë në 12.9 miliardë CHF.

The post SNB konfirmon fitimin e 81 miliardë CHF në 2024 appeared first on Albinfo.