Sociologia Ademi pas vrasjeve në Kosovë: Rritja e kriminalitetit tregon dështimin e sistemit të drejtësisë
Kosova është tronditur nga katër vrasjet që kanë ndodhur në ditët e fundit, duke shkaktuar shqetësim të madh në shoqëri. Sociologia Makfire Ademi në një prononcim për “Front Online” e ka cilësuar këtë rritje të kriminalitetit si një alarm për shtetin dhe shoqërinë. Ajo shton se kjo është një pasqyrë e dështimit të sistemit të
Kosova është tronditur nga katër vrasjet që kanë ndodhur në ditët e fundit, duke shkaktuar shqetësim të madh në shoqëri.
Sociologia Makfire Ademi në një prononcim për “Front Online” e ka cilësuar këtë rritje të kriminalitetit si një alarm për shtetin dhe shoqërinë.
Ajo shton se kjo është një pasqyrë e dështimit të sistemit të drejtësisë, veçanërisht në lidhje me masat dhe ndëshkimet për armëmbajtje pa leje.
“Kosova u trondit nga vrasjet në ditët e fundit, këto vrasje në një intensitet një javor janë alarm për shoqërinë e sidomos për shtetin. Rritja e kriminalitetit është një tregues i mos funksionimit të sistemit të drejtësisë veçmas masave dhe ndëshkimeve ligjore për armë mbajtje pa leje. Armët janë prezentë kudo e nga kush do, kjo ka pasiguri për shoqërinë”, u shpreh ajo.
Ademi ka numëruar edhe disa faktorë të tjerë.
“Faktorët janë të ndryshëm si të jashtëm edhe brendshëm që ndikojnë, ku rinia sot po kalojnë shumë kohë në lojëra të ndryshme kriminale, rrjetet sociale po i përcjellin me pamje krimi e përdorim armësh të cilat ndikojnë në sjelljet e njeriut”, deklaroi Ademi.