Sokol Haliti në Sllatinë të Poshtme: Me projekte konkrete për jetën e qytetarëve

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me kandidaten Ajtene Frangu, ka zhvilluar një takim me banorët e Sllatina e Poshtme, ku është pritur me ngrohtësi dhe mbështetje nga komuniteti lokal. Gjatë takimit, Haliti falënderoi banorët për përkrahjen e vazhdueshme dhe kujtoi investimet që janë realizuar deri më tani në këtë zonë. Ai

Sokol Haliti në Sllatinë të Poshtme: Me projekte konkrete për jetën e qytetarëve

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me kandidaten Ajtene Frangu, ka zhvilluar një takim me banorët e Sllatina e Poshtme, ku është pritur me ngrohtësi dhe mbështetje nga komuniteti lokal.

Gjatë takimit, Haliti falënderoi banorët për përkrahjen e vazhdueshme dhe kujtoi investimet që janë realizuar deri më tani në këtë zonë.

Ai prezantoi gjithashtu planin 4-vjeçar të qeverisjes lokale, i cili përfshin projekte konkrete që synojnë përmirësimin e kushteve të jetesës për çdo qytetar.

“Faleminderit nga zemra për besimin dhe mbështetjen tuaj,” tha Haliti, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me qytetarët për zhvillimin e komunës.