Somali, rreth 6 milionë njerëzit kanë nevojë për ndihmë humanitare
Gati 6 milionë njerëz do të kenë nevojë për ndihmë humanitare në Somali deri në vitin 2025, tha OKB, duke apeluar për 1.43 miliardë dollarë donacione dollarë për të ndihmuar një pjesë të tyre. Plani për të adresuar nevojat humanitare në vitin 2025 përfshin 5.98 milionë njerëz në nevojë, duke përfshirë 3.5 milionë persona të zhvendosur brenda [...]Read More...

Gati 6 milionë njerëz do të kenë nevojë për ndihmë humanitare në Somali deri në vitin 2025, tha OKB, duke apeluar për 1.43 miliardë dollarë donacione dollarë për të ndihmuar një pjesë të tyre.
Plani për të adresuar nevojat humanitare në vitin 2025 përfshin 5.98 milionë njerëz në nevojë, duke përfshirë 3.5 milionë persona të zhvendosur brenda vendit në shtetin në Bririn e Afrikës, i cili vazhdon të testohet nga kryengritja islamike, katastrofat e fundit klimatike dhe konfliktet kronike politike.
Por, në sfondin e mungesës kronike të fondeve për nevojat humanitare, apeli për donacione prej 1.43 miliardë dollarë do të mundësojë ofrimin e ndihmës për vetëm 4.6 milionë somalezët më të rrezikuar.