Sorensen: Do të shkojë edhe në Beograd dhe do të vlerësojë se ku jemi, dialogu është pikërisht për kompromise
I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen tha se me kryeministrin Albin Kurti foli për “mënyrën se si procesi mund të vazhdojë dhe të ecë përpara”. Në këtë aspekt, ai tha se “është një fillim i mirë”. I pyetur lidhur me objektivat ai tha fillimisht se objektimi është “që procesi të vahdojë
I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen tha se me kryeministrin Albin Kurti foli për “mënyrën se si procesi mund të vazhdojë dhe të ecë përpara”. Në këtë aspekt, ai tha se “është një fillim i mirë”.
I pyetur lidhur me objektivat ai tha fillimisht se objektimi është “që procesi të vahdojë dhe të ecë përpara”, që ai të flasë me njerëzit dhe t’i shoh pozicionet e tyre.
Ai tha se do të shkojë edhe në Beograd dhe sapo t’i zhvillojë bisedat e para me liderët, do të ulet dhe “të vlerësoj ku jemi”.
Sorensen tha se zgjodhi të vijë në Kosovë sa më shpejt, ndërsa i pyetur edhe lidhur me mbylljen e institucioneve paralele të Serbisë në Kosovë, tha se duhet punuar “për t’u siguruar që njerëzit t’i marrin shërbimet në mënyrën më të mirë të mundshme”. “Dhe këtë do të përpiqemi ta bëjmë”, shtoi ai.
Diplomati danez tha se “u takon palëve ta përcaktojnë” nëse nevojiten kompromise apo jo, por shtoi se “dialogu është pikërisht për këtë dhe këtë e kemi bërë që nga viti 2011”.
I pyetur nga T7 nëse dialogu do të ndryshojë, ai tha se në procesin e ndërmjetësimit në të, po punon në mënyrën e tij.
Sorensen zhvilloi vizitën e parë zyrtare në Kosovë, duke u takuar fillimisht me presidenten Vjosa Osmani.