Sorensen për takimet që pati në Beograd: Theksova rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm dhe përparimit në dialog
Emisari Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen sot është takuar në Beograd me presidentin serb, Aleksandër Vuciq, kryediplomatin serb, Marko Gjuriq dhe kryenegociatorin Petar Petkoviq. Sorensen përmes një shkrimi në rrjetin social X ka njoftuar se i ka dëgjuar pikëpamjet e tyre mbi hapat e ardhshëm në dialog. “Sot në Beograd, u takova
Emisari Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen sot është takuar në Beograd me presidentin serb, Aleksandër Vuciq, kryediplomatin serb, Marko Gjuriq dhe kryenegociatorin Petar Petkoviq.
Sorensen përmes një shkrimi në rrjetin social X ka njoftuar se i ka dëgjuar pikëpamjet e tyre mbi hapat e ardhshëm në dialog.
“Sot në Beograd, u takova me @predsednikrs, Ministrin e Jashtëm @markodjuric dhe Kryenegociatorin @PetkovicPetar si pjesë e mandatit tim. Vlerësova mundësinë për të dëgjuar pikëpamjet e tyre mbi hapat e ardhshëm dhe theksova rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm dhe përparimit në Dialog”, shkroi Sorensen.
Today in Belgrade, I met with @predsednikrs, Foreign Minister @markodjuric, and Chief Negotiator @PetkovicPetar as part of my mandate. Appreciated hearing their views on the next steps and highlighted the importance of continuous engagement and progress in the Dialogue.
— EUSR for Belgrade-Pristina Dialogue (@EUSR_Dialogue) March 25, 2025