Sorensen pritet që në mars ta vizitojë Kosovën
Përfaqësues i ri Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, pritet që në muajin mars të vizitojë Kosovën. Këtë lajm e dha gazetari i Klan Kosova, Besnik Tahiri gjatë emisionit “Info Magazine”. Kjo do të jetë vizita e tij e parë në Kosovë e diplomatit danez, i cili mori detyrën e emisarit për dialogun

Përfaqësues i ri Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, pritet që në muajin mars të vizitojë Kosovën.
Këtë lajm e dha gazetari i Klan Kosova, Besnik Tahiri gjatë emisionit “Info Magazine”.
Kjo do të jetë vizita e tij e parë në Kosovë e diplomatit danez, i cili mori detyrën e emisarit për dialogun kosovar-serb më 1 shtator të 2024-ës.
Këtë pozitë për gati pesë vjet e kishte mbajtur diplomati nga Sllovakia, Miroslav Lajçak.
Në Kosovë është duke u zhvilluar procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Aktivitetet institucionale janë reduktuar skajshmërisht, ndërsa pritet që rezultatet finale, jo përfundimtare, të publikohen nga KQZ-ja më së largu deri më 5 mars. /Klankosova.tv