Serbja e arrestuar për spiunazh dyshohet se ishte punëtore e OSBE-së, reagon organizata
Të premten e 28 shkurtit, Jelena Gjukanoviq, u arrestua në regjionin e Mitrovicës. Ajo dyshohet se kishte kryer aktivitete të spiunazhit për BIA-n. Sot asaj iu caktua masa e paraburgimit prej një muaj. Nga mediat u raportua se Gjukanoviq, ishte punonjëse e Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE). Lidhur me këtë rast ka

Të premten e 28 shkurtit, Jelena Gjukanoviq, u arrestua në regjionin e Mitrovicës.
Ajo dyshohet se kishte kryer aktivitete të spiunazhit për BIA-n.
Sot asaj iu caktua masa e paraburgimit prej një muaj.
Nga mediat u raportua se Gjukanoviq, ishte punonjëse e Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE).
Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe misioni i kësaj të fundit në Kosovë.
OSBE në reagim thotë se janë në dijeni bazuar nga raportimet e mediave dhe se janë kontakt me përfaqësuesin e tyre ligjor.
Tutje në reagim thuhet se ky mision, nuk mund të komentojë më tej për këtë rast për shkak të hetimeve në vazhdim, duke shtuar se mbetet i përkushtuar për të bashkëpunuar me autoritetet përkatëse.
“Misioni është në kontakt si me institucionet përkatëse ashtu edhe me Sekretariatin e OSBE-së në Vjenë për të siguruar respektimin e procesit të duhur”, thuhet në reagim.