Von der Leyen nga Samiti në Britani: Është e rëndësishme që të përgatitemi për më të keqen

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e përshkroi Samitin e Britanisë për Ukrainën si një diskutim të mirë dhe të sinqertë. Ajo thotë se diskutuan nevojën për garanci gjithëpërfshirëse të sigurisë, duke përfshirë vendosjen e Ukrainës në një pozicion të fortë dhe sigurinë që ajo të ketë mjetet për të mbrojtur veten. Në

Von der Leyen nga Samiti në Britani: Është e rëndësishme që të përgatitemi për më të keqen

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e përshkroi Samitin e Britanisë për Ukrainën si një diskutim të mirë dhe të sinqertë.

Ajo thotë se diskutuan nevojën për garanci gjithëpërfshirëse të sigurisë, duke përfshirë vendosjen e Ukrainës në një pozicion të fortë dhe sigurinë që ajo të ketë mjetet për të mbrojtur veten.

Në lidhje me këtë, Von der Leyen  tha se nevojitet një plan i qartë nga Bashkimi Evropian dhe siç u shpreh, një qasje e përbashkët evropiane.

Shefja e Komisionit Evropian tha edhe se duhet përgatitur për më të keqen, raporton BCC, transmeton Klankosova.tv.

“Duhet të ketë rritje në mbrojtje. Tani është me rëndësi të madhe që të rrisim shpenzimet, është e rëndësishme që të përgatitemi për më të keqen”, është shprehur ajo.