Sot fillojnë kërkimet për Arban Hisarin i zhdukur nga 24 Dhjetori
Sot, më 11 janar 2025, rreth orës 11:00, kanë filluar kërkimet për Arban Hisarin, 26 vjeç, nga Prizreni, i cili është raportuar i zhdukur që nga data 24 dhjetor 2024. Kërkimet janë përqendruar në lumin “Drini i Bardhë”, duke nisur në afërsi të “Urës së Shenjtë”. Në operacionin e kërkimit po marrin pjesë sektorët rajonal

Sot, më 11 janar 2025, rreth orës 11:00, kanë filluar kërkimet për Arban Hisarin, 26 vjeç, nga Prizreni, i cili është raportuar i zhdukur që nga data 24 dhjetor 2024. Kërkimet janë përqendruar në lumin “Drini i Bardhë”, duke nisur në afërsi të “Urës së Shenjtë”.
Në operacionin e kërkimit po marrin pjesë sektorët rajonal të Hetimeve të Prizrenit, patrullat policore nga Gjakova dhe, me kërkesë të policisë, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) me ekipin e Kërkim-Shpëtimit.