Sot i përfundon mandati Lajçakut
Katër vjet ndërmjetësim në dialogun pa finale dhe me pak progres në zbatimin e marrëveshjeve The post Sot i përfundon mandati Lajçakut appeared first on Albinfo.

Sot i përfundon mandati emisarit në largim të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak dhe një ditë më pas nis mandati i emisarit të ri për dialogun, diplomatit nga Danimarka, Peter Sorensen, përcjell albinfo.ch.
Diplomati sllovak që në fillim të viti 2020 mori ndërmjetësimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mandatin po e mbyll me disa marrëveshje që Kosova e Serbia arritën nën ndërmjetësimin e tij, por zbatimit i tyre në praktikë ishte shumë i mangët.
Në një rast, vetë Lajçak kishte deklaruar se shoqëritë në Kosovë dhe në Serbi nuk janë gati për normalizim të marrëdhënieve.
“Nëse më pyesni mua, problemi është se dy shoqëritë [në Kosovë dhe në Serbi] nuk janë gati për normalizim”, kishte theksuar Lajçak vitin e kaluar.
Gjatë ndërmjetësimit të tij dhe Borrellit, që korrespondoi edhe me ardhjen e kreut të VV-së, Albin Kurti, në pushtet, Kryeministri kosovar shkoi në dialog me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, pa iu plotësuar kushtet që ai vetë si opozitar i kishte vënë.
Takimi i parë i nivelit të lartë – Kurti-Vuçiq – u zhvillua më 15 qershor 2021, në Bruksel, nën ndërmjetësimin e ish-Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Joseph Borrell dhe të dërguarit të tij Miroslav Lajçak.
I dërguari evropian gjatë tentimeve për zbatimin e marrëveshjeve dhe normalizimin e raporteve u përballë edhe me shumë akuza nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe vartësve të tij, të cikët e e “identifikuan” se është pozicionuar kundër Kosovës.
Gjatë një konference për media në Prishtinë, kryeministrri Kurti më 18 shtator 2023 tha se në rundin e fundit të dialogut, Lajçak është “pozicionuar” kundër Kosovës, duke shtuar se ai “pati një pozicionim të qartë të ndërmjetësit kundër Kosovës në përgjithësi, kundër Marrëveshjes [drejt normalizimit të raporteve] në veçanti”.
The post Sot i përfundon mandati Lajçakut appeared first on Albinfo.