Sot mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut

Welcome to Kosova Today

Maqedonia e Veriut sot në raundin e dytë zgjedh presidentin e vendit për mandatin e ardhshëm pesëvjeçar. Pas raundit të parë të zhvilluar më 24 prill, në garë kanë mbetur dy kandidatë. Këto janë zgjedhjet e shtata presidenciale që nga pavarësia e vendit në vitin 1991. Me votim të fshehtë në Kuvend u zgjodh vetëm […]

Sot mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut sot në raundin e dytë zgjedh presidentin e vendit për mandatin e ardhshëm pesëvjeçar.

Pas raundit të parë të zhvilluar më 24 prill, në garë kanë mbetur dy kandidatë.

Këto janë zgjedhjet e shtata presidenciale që nga pavarësia e vendit në vitin 1991.

Me votim të fshehtë në Kuvend u zgjodh vetëm presidenti i parë i shtetit dhe që atëherë kreu i shtetit zgjidhet në zgjedhje të përgjithshme dhe të drejtpërdrejta.

Në zgjedhjet e vitit 1994 u paraqitën vetëm dy kandidatë, ndërsa në zgjedhjet e ardhshme, pesë vjet më vonë, votuesit zgjodhën midis gjashtë kandidatëve.

Në zgjedhjet e treta të drejtpërdrejta presidenciale në vitin 2004, morën pjesë katër kandidatë, dhe në vitin 2009, ashtu si tani, ishin shtatë kandidatë rekord për presidencën.

Zgjedhjet presidenciale të vitit 2014 janë më të ngjashme me ato të sotmet, pasi janë mbajtur njëkohësisht me zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Atëherë ishin katër kandidatë, ndërsa në zgjedhjet e fundit presidenciale, zgjedhja ishte mes tre kandidatëve.

Në katër zgjedhjet e fundit radhazi, presidenti është zgjedhur në raundin e dytë të zgjedhjeve. Mbetet edhe detyrimi që të paktën 40% e votuesve të regjistruar të dalin në zgjedhje, pra të përmbushin censusin.

Pjesëmarrja më e ulët është regjistruar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2009, kur dalja ishte 42,61% e votuesve të regjistruar.

Pjesëmarrja më e madhe është regjistruar në zgjedhjet e para presidenciale të drejtpërdrejta pas pavarësisë, në vitin 1994, kur 77.4 për qind e votuesve të regjistruar dolën në votime. /Alsat.mk

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Maqedonia Veriut Kuvend Zgjedhjet Mbetet Alsat

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Maqedonia Veriut Kuvend Zgjedhjet Mbetet Alsat

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online