Sot mbahet mbledhja komemorative “Alban Bujari, fotoreporteri i së vërtetës”
Sot në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, nga ora 12:00, do të mbahet mbledhja komemorative “Alban Bujari, fotoreporteri i së vërtetës” në nderim të veprës dhe jetës së fotoreporterit Alban Bujari. Fotoreporteri i Grupit KOHA, Alban Bujari, vdiq në mbrëmjen e 27 shkurtit pa i mbushur 55 vjet. Në mbledhjen komemorative të hënën do të shfaqet […] The post Sot mbahet mbledhja komemorative “Alban Bujari, fotoreporteri i së vërtetës” appeared first on Albinfo.

Sot në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, nga ora 12:00, do të mbahet mbledhja komemorative “Alban Bujari, fotoreporteri i së vërtetës” në nderim të veprës dhe jetës së fotoreporterit Alban Bujari.
Fotoreporteri i Grupit KOHA, Alban Bujari, vdiq në mbrëmjen e 27 shkurtit pa i mbushur 55 vjet.
Në mbledhjen komemorative të hënën do të shfaqet dokumentari për Bujarin, “Dokumentuesi i luftës dhe i paqes”.
Alban Bujari ishte pjesë e ekipit të KOHËS që kur nisi karrierën e tij në të përditshmen “Koha Ditore” në vitin 1997.
Ai ishte pjesë e grupit të fotoreporterëve kosovarë që kanë përcjellë zhvillimet politike dhe sociale të fundviteve të ‘90-ta. Në veçanti luftën mes UÇK-së dhe forcave serbe dhe krizën humanitare të refugjatëve shqiptarë të Kosovës.
The post Sot mbahet mbledhja komemorative “Alban Bujari, fotoreporteri i së vërtetës” appeared first on Albinfo.