Sot nis numërimi i votave nga diaspora
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot (e mërkurë) pritet të fillojë numërimi i votave të mbledhura në përfaqësi diplomatike. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se numërimi do të nisë në orën 16:00. Ndërkaq deri të martën në ora 12:00 janë skanuar 890 lista përfundimtare të votuesve nga 2 mijë e 533 […] The post Sot nis numërimi i votave nga diaspora appeared first on Albinfo.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot (e mërkurë) pritet të fillojë numërimi i votave të mbledhura në përfaqësi diplomatike. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se numërimi do të nisë në orën 16:00.
Ndërkaq deri të martën në ora 12:00 janë skanuar 890 lista përfundimtare të votuesve nga 2 mijë e 533 gjithsej.
Kështu është bërë e ditur në mbledhjen e KQZ-së ku drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollim Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala, u shpreh se rreth 730 zarfe me fletëvotime nuk janë vlerësuar fare për shkak se pritet skanimi i listave përfundimtare në përfaqësi diplomatike.
Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 40.9 për qind, pasur nga Partia Demokratike me 22.03 për qind, Lidhja Demokratike me 17.64 për qind dhe koalicioni AAK-Nisma me 7.46 për qind.
The post Sot nis numërimi i votave nga diaspora appeared first on Albinfo.