Sot rivarrosen dhjetë viktimat e luftës që ishin të zhdukur

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se mbetjet mortore të 10 viktimave të luftës që ishin në Listën e Personave të Zhdukur, të identifikuar së fundmi nga mbetjet mortore të zhvarrosura nga varreza masive në Bishtazhin, do të rivarrosen sot, në përvjetorin e Masakrës së Kralanit. Pas Mbledhje komemorative të organizuar dje në

Sot rivarrosen dhjetë viktimat e luftës që ishin të zhdukur

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se mbetjet mortore të 10 viktimave të luftës që ishin në Listën e Personave të Zhdukur, të identifikuar së fundmi nga mbetjet mortore të zhvarrosura nga varreza masive në Bishtazhin, do të rivarrosen sot, në përvjetorin e Masakrës së Kralanit.

Pas Mbledhje komemorative të organizuar dje në Komunën e Malishevës, ceremonitë e rivarrimit të organizuara nga komunat përkatëse, më përkrahjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, do të organizohen sot më 4 prill 2025.

“Ceremonia e rivarrimit në Kompleksin Memorial “Kodra e Kuqe” në Grabanicë, të viktimave :

Adem (Hazir) Gashi, Klinë

Sahit(Ahmet) Gashi, Klinë

Bekim(Hashim) Hasani , Klinë

Sheremet(Brahim) Ismajli , Klinë

Osman(Kadri)Fejza , Klinë

Shkelzen Rifat Hajdaraj , Klinë

Bekim (Muharrem) Gashi, Klinë.

Për të vazhduar nga ora 16:30 me ceremoninë e rivarrimit në varrezat në Jashanicë (Klinë), të viktimës së luftës

Mentor (Xhemajl) Myrtaj.

Ceremonitë e rivarrimit në Malishevë:

– Rivarrimi i viktimës së luftës

Mentor (Maliq) Kryeziu.

Ndërsa rivarrimi i mbetjeve mortore të viktimës Sabedin (Kadri) Kryeziu, është organizuar më 21 mars 2025 në varrezat e fshatit Mleqan, Malishevë.”