Sot, stërvitja e fundit për Kosovën para ndeshjes me Islandën

Futbollistët nga Kosova sot po zhvillojnë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Islandën, përcjell albinfo.ch. Dardanët dhe islandezët do të përballen nesër mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ në sfidën e parë të ‘Play-off-it’ në Ligën e Kombeve. Sipas FFK-së, stërvitja e radhës e kombëtares sonë do të mbahet në orën 17:00, derisa paraprakisht, në orën 16:30, […] The post Sot, stërvitja e fundit për Kosovën para ndeshjes me Islandën appeared first on Albinfo.

Sot, stërvitja e fundit për Kosovën para ndeshjes me Islandën

Futbollistët nga Kosova sot po zhvillojnë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Islandën, përcjell albinfo.ch.

Dardanët dhe islandezët do të përballen nesër mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ në sfidën e parë të ‘Play-off-it’ në Ligën e Kombeve.

Sipas FFK-së, stërvitja e radhës e kombëtares sonë do të mbahet në orën 17:00, derisa paraprakisht, në orën 16:30, do të mbahet konferenca për medie e Kosovës. Ndërsa, konferenca për medie e Islandës do të mbahet në orën 19:00.

Kujtojmë se ndeshja kthyese mes Islandës dhe Kosovës do të luhet më 23 mars në Murcia të Spanjës.

The post Sot, stërvitja e fundit për Kosovën para ndeshjes me Islandën appeared first on Albinfo.