Sot varrosen tre fëmijët që humbën jetën tragjikisht në Jabllanicë të Gjakovës

Familjarët e viktimave kanë bërë të ditur se trupat e tre të miturve do të varrosen sot në varrezat e fshatit Shqiponjë, apo ish-Jabllanicë, nga ora 14:00. Në njoftimin mortor familjet Morina, Rama dhe Mehmetaj kanë thënë se largimi i parakohshëm i më të dashurve të tyre ka lënë një boshllëk të madh në zemrat […] The post Sot varrosen tre fëmijët që humbën jetën tragjikisht në Jabllanicë të Gjakovës appeared first on Albinfo.

Sot varrosen tre fëmijët që humbën jetën tragjikisht në Jabllanicë të Gjakovës

Familjarët e viktimave kanë bërë të ditur se trupat e tre të miturve do të varrosen sot në varrezat e fshatit Shqiponjë, apo ish-Jabllanicë, nga ora 14:00.

Në njoftimin mortor familjet Morina, Rama dhe Mehmetaj kanë thënë se largimi i parakohshëm i më të dashurve të tyre ka lënë një boshllëk të madh në zemrat e tyre.

Fëmijët që humbën jetën tragjikisht janë Veton Morina i lindur më 2 dhjetor të vitit 2011, Ideal Rama i lindur më 25 mars 2009 dhe Ramë Mehmetaj i lindur më 7 gusht 2009.

Mbrëmjen e së shtunës ata humbën jetën pas shembjes së një objekti të pabanuar në fshat.

The post Sot varrosen tre fëmijët që humbën jetën tragjikisht në Jabllanicë të Gjakovës appeared first on Albinfo.