“Sovranitet për Ukrainën”, Scholz: Berlini nuk do mbështesë një paqe të diktuar

Kancelari gjerman Olaf Scholz bëri thirrje për negociata me Rusinë që respektojnë pavarësinë dhe sovranitetin e Ukrainës. Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Scholz tha se në të ardhmen, Ukrainës duhet t’I mundësohet të mbrohet në mënyrë efektive dhe t’I ofrohet ndihmë e madhe ushtarake. “Në fund të çdo zgjidhjeje që ka dalë nga negociatat, [...]Read More...

“Sovranitet për Ukrainën”, Scholz: Berlini nuk do mbështesë një paqe të diktuar

Kancelari gjerman Olaf Scholz bëri thirrje për negociata me Rusinë që respektojnë pavarësinë dhe sovranitetin e Ukrainës.

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Scholz tha se në të ardhmen, Ukrainës duhet t’I mundësohet të mbrohet në mënyrë efektive dhe t’I ofrohet ndihmë e madhe ushtarake.

“Në fund të çdo zgjidhjeje që ka dalë nga negociatat, Ukraina duhet të ketë forca të armatosura me të cilat mund të shmangë çdo sulm rus. Financiarisht, materialisht dhe logjistikisht, kjo do të jetë një sfidë e madhe.”

Scholz theksoi se Evropa dhe SHBA do të duhet ende të ndihmojnë Ukrainën për të arritur këtë qëllim.

Kancelari gjerman tha se fitorja e Rusisë nuk sjell paqe në Europë dhe konfirmoi se Berlini nuk do të mbështesë një “paqe të diktuar”.

Ai akuzoi gjithashtu Rusinë se po përpiqet të përshkallëzojë tensionet me vendet e tjera në aleancën transatlantike, duke përmendur sabotimin e kabllove nënujore dhe infrastrukturës tjetër, dezinformimin dhe përpjekjet për të manipuluar zgjedhjet demokratike.

Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga zgjedhjet në Gjermani, Scholz pati kritika edhe për të djathtën ekstreme dhe dha një mesazh të fortë që duket se iu drejtua Elon Musk dhe Donald Trump që kanë mbështetur Alternativën për Gjermaninë.

“Gjermania nuk do të pranojë ndërhyrjen e jashtme në zgjedhjet e saj”, tha ai./abcnews.al