Spanja shpall gjendje emergjente pas ndërprerjes masive të energjisë

Ministria e Brendshme e Spanjës ka shpallur gjendje emergjente, pasi një ndërprerje e madhe e energjisë elektrike goditi vendin dhe Portugalinë të hënën, raporton BBC. Ndërprerja shkaktoi kaos në komunikacion dhe çrregullime të tjera, ndërsa autoritetet theksojnë se nuk ka shenja të një sulmi kibernetik. Shkaqet e incidentit mbeten nën hetim. Rajonet si Madridi, Andalusia […] The post Spanja shpall gjendje emergjente pas ndërprerjes masive të energjisë appeared first on Albinfo.

Spanja shpall gjendje emergjente pas ndërprerjes masive të energjisë

Ministria e Brendshme e Spanjës ka shpallur gjendje emergjente, pasi një ndërprerje e madhe e energjisë elektrike goditi vendin dhe Portugalinë të hënën, raporton BBC.

Ndërprerja shkaktoi kaos në komunikacion dhe çrregullime të tjera, ndërsa autoritetet theksojnë se nuk ka shenja të një sulmi kibernetik. Shkaqet e incidentit mbeten nën hetim.

Rajonet si Madridi, Andalusia dhe Extremadura kanë kërkuar nga qeveria qendrore marrjen në kontroll të rendit publik dhe funksioneve të tjera kritike.

Ndërkohë, operatori energjetik “Red Electrica” njoftoi se ka nisur rikthimin gradual të furnizimit me rrymë, duke arritur deri tani të rikthejë rreth 20 për qind të kapacitetit në disa zona të jugut dhe veriut të vendit.

Kriza energjetike ka shkaktuar gjithashtu anulime të fluturimeve si në Spanjë, ashtu edhe në Portugali.

 

The post Spanja shpall gjendje emergjente pas ndërprerjes masive të energjisë appeared first on Albinfo.