Spiropali ironizon opozitën: Mbrëmë shpallën edhe RAI-n të shitur në marketin e Edi Ramës

Welcome to Kosova Today

Seanca e sotme parlamentare ka nisur me debate mes mazhorancës dhe opozitës. Shkak është bërë investigimi i “Rai3” dhe refuzimi nga Kuvendi që opozita të zhvillojë një interpelancë me kryeministrin Edi Rama për këtë çështje. Si përgjigje ndaj demokratit Gazment Bardhit, ministrja Elisa Spiropali tha emisioni në televizioni italian ra pre e mashtrimeve, ndërsa nuk […]

Spiropali ironizon opozitën: Mbrëmë shpallën edhe RAI-n të shitur në marketin e Edi Ramës

Seanca e sotme parlamentare ka nisur me debate mes mazhorancës dhe opozitës. Shkak është bërë investigimi i “Rai3” dhe refuzimi nga Kuvendi që opozita të zhvillojë një interpelancë me kryeministrin Edi Rama për këtë çështje.

Si përgjigje ndaj demokratit Gazment Bardhit, ministrja Elisa Spiropali tha emisioni në televizioni italian ra pre e mashtrimeve, ndërsa nuk i kurseu akuzat dhe ironitë ndaj opozitës.

“Hataja ndodhi edhe një herë si përherë. E bleu dhe Rain ky diktatori i Tiranës, siç ka blerë departamentin amerikan të Shtetit, shtypin suedez. Ky diktator i Tiranës siç ka blerë 9 fitore elektorale dhe do të fitojë edhe tjetrin në prag, që shet Shqipërinë për të blerë vota, që shet edhe thesaret për të blerë ndërkombëtarët mund t’i ketë çuar Rai-n 70 meleon euro, nga ato që kanë tepruar për të blerë Melonin. Nuk ka rëndësi përbaltja e vendit, por shpresa nga ajo pak baltë e Tiranës të tregtohet e paketuar edhe në italisht. Këtu zë fill marrëzia e atyre që kanë humbur fillin sipas drejtorisë së përgjithshme të kanalizimeve të zeza mediatike që edhe Rai qenka shitur. Meqë episodi i mbrëmshëm nuk paska sjellë ambalazhin italian mbi fytyrën e Shqipërisë për të derdhur në shtëpinë e italianëve njësoj siç derdhen në shtëpitë e shqiptarëve. Drejtuesit i RAI3 nuk ka paralajmëruar asgjë tjetër vetëm se programi do të vazhdojë të merret për emigrantët por pa hedhur asnjë gram baltë mbi Shqipërinë dhe shqiptarët. Kaq ka mjaftuar që edhe RAI të shpallet i shitur”,-tha Spiropali.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Seanca Shkak Kuvendi Gazment Bardhit Elisa Spiropali Hataja Tiran Shtetit Shqip Melonin Drejtuesit

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Seanca Shkak Kuvendi Gazment Bardhit Elisa Spiropali Hataja Tiran Shtetit Shqip Melonin Drejtuesit

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online