”Stabiliteti në Kosovë, në interes të të gjithëve në aleancë”- çka kishte deklaruar shefi i NATO-s para vizitës në Prishtinë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars për herë të parë që kur e mori këtë post. Gazeta online Reporteri.net merr vesh se Rutte  të martën e javës së ardhshme do të pritet në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Të dy më pas pritet të mbajnë

”Stabiliteti në Kosovë, në interes të të gjithëve në aleancë”- çka kishte deklaruar shefi i NATO-s para vizitës në Prishtinë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars për herë të parë që kur e mori këtë post.

Gazeta online merr vesh se Rutte  të martën e javës së ardhshme do të pritet në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Të dy më pas pritet të mbajnë konferencë për media.

Vetë Rutte kishte paralajmëruar se do ta vizitonte Kosovën gjatë muajit mars në një debat që kishte pasur më herët në Bratisllavë të Sllovakisë.

Rutte kishte thënë se stabiliteti në Kosovë, në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Serbi, është në interes të të gjithëve dhe se ai nuk sheh arsye të besojë se mund të ketë ndonjë ndryshim dramatik sa i përket përkushtimit amerikan në NATO.

“Dhe më përgjithësisht për Ballkanin Perëndimor, duhet të jemi të sigurt që ta mbajmë nën mbikëqyrje, sepse stabiliteti në Kosovë, stabiliteti në Bosnje, stabiliteti në Serbi është në interesin e të gjithë neve. Patëm zgjedhje në Kosovë, mendoj se ende nuk janë finalizuar, por duket se partia më e madhe që e qeverisi Kosovën praktikisht e vetme para zgjedhjeve, mund të duhet të bëjë koalicion. Të shohim se si do të shkojnë punët atje, por është një proces normal demokratik në formimin e koalicioneve”, kishte thënë Rutte,

Para vizitës së paralajmëruar të Shefit të NATO-s, Mark Rutte, në Kosovë, Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se stabiliteti në Kosovë është faktor kyç për sigurinë e të gjithë rajonit, ndaj angazhimi i përbashkët me KFOR-in dhe NATO-n mbetet thelbësor.

Gjatë vizitës në Kosovë pritet që Rutte të jetë i shoqëruar edhe nga ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s që janë anëtarë të Këshillit të Atlantikut të Veriut.