Starbucks, Coop dhe Migros ndalojnë skuterët elektrikë në dyqanet e tyre në Zvicër

Disa prej zinxhirëve më të mëdhenj në Zvicër kanë vendosur të ndalojnë hyrjen e skuterëve elektrikë në ambientet e tyre.
Starbucks ka vendosur ndalimin në të gjitha degët e tij zvicerane, ndërsa masa të ngjashme janë ndërmarrë edhe nga Coop dhe Migros, transmeton albinfo.ch.
Arsyeja kryesore lidhet me rrezikun nga zjarret që mund të shkaktohen nga bateritë me litium, si dhe me mundësinë që skuterët të bllokojnë daljet, veçanërisht në hapësirat e vogla ose me shumë njerëz.
Vendimi vjen në një kohë kur numri i skuterëve elektrikë po rritet vazhdimisht në qytetet zvicerane. Vetëm në Cyrih llogariten rreth 5,000 skuterë elektrikë me qira në rrugë, pa përfshirë ata në pronësi private.
Deri më tani, qytetet zvicerane kanë preferuar masa si “geofencing”, që kufizon në mënyrë elektronike përdorimin ose parkimin e skuterëve në zona të caktuara, në vend të ndalimeve të përgjithshme.
The post Starbucks, Coop dhe Migros ndalojnë skuterët elektrikë në dyqanet e tyre në Zvicër appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



