Starmer: Do të diskutoj rëndësinë e ruajtjes së sovranitetit të Ukrainës në bisedimet me Trump

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer i tha sot presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky se do të diskutonte rëndësinë e ruajtjes së sovranitetit të Ukrainës në bisedimet me Donald Trump javën e ardhshme, ndërsa përsëriti “mbështetjen e hekurt” të BM-së për vendin. “Starmer këmbënguli se zëri i Kievit duhej të ishte në qendër të çdo [...]Read More...

Starmer: Do të diskutoj rëndësinë e ruajtjes së sovranitetit të Ukrainës në bisedimet me Trump

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer i tha sot presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky se do të diskutonte rëndësinë e ruajtjes së sovranitetit të Ukrainës në bisedimet me Donald Trump javën e ardhshme, ndërsa përsëriti “mbështetjen e hekurt” të BM-së për vendin.

“Starmer këmbënguli se zëri i Kievit duhej të ishte në qendër të çdo negociate për paqen duke shtuar se ai do të fokusohej në këto diskutime të rëndësishme – gjatë vizitës së tij në Uashington”, tha sot Downing Street në një deklaratë pas bisedës telefonike sot midis Starmer dhe presidentit ukrainas.

“Kryeministri Starmer rikonfirmoi mbështetjen e hekurt të Britanisë së Madhe për Ukrainën dhe angazhimin për të siguruar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për t’i dhënë fund luftës ilegale të Rusisë”, tha Downing Street.