Stokholm, prezantohet kultura shqiptare në muajin e Frankofonisë
Ambasada e Kosovës në Stokholm mori pjesë në këto aktivitete, duke festuar gjuhën dhe kulturën frankofone së bashku me shtetet e tjera anëtare. The post Stokholm, prezantohet kultura shqiptare në muajin e Frankofonisë appeared first on Albinfo.

Mars është muaji i Frankofonisë. Si vend vëzhgues në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë (OIF), Ambasada e Kosovës në Stokholm mori pjesë në këto aktivitete, duke festuar gjuhën dhe kulturën frankofone së bashku me shtetet e tjera anëtare, përcjell albinfo.ch.
Më 5 mars morëm pjesë në Ditën e Frankofonisë në Folkuniversitetet, ku prezantuam ushqime tradicionale të Kosovës për pjesëmarrësit dhe vizitorët e shumtë.
Më 25 mars do të shfaqim dokumentarin “Sans Le Kosovo” (Pa Kosovën), të realizuar nga regjisorja kosovare Dea Gjinovci, në kinemanë Zita Folkets Bio.
Ndërsa për të përmbyllur aktivitetet tona, më 26 mars mirëpresim Nisa Sherifin, profesioniste nga Kosova me vendbanim në Paris, në një aktivitet të veçantë diskutimi librash në gjuhën frënge. Ajo do të debatojë rreth romanit “Moi, Tituba, Sorcière” të autores Maryse Condé, duke sjellë një perspektivë unike mbi këtë vepër të rëndësishme letrare.
Duke festuar diversitetin dhe pasurinë e botës frankofone, forcojmë lidhjet tona kulturore!
The post Stokholm, prezantohet kultura shqiptare në muajin e Frankofonisë appeared first on Albinfo.