Struga dhe Ohri nën kamerat e “Qytet i Sigurt”, sistemi nis më 12 tetor

Sistemi “Qytet i Sigurt” nga 12 tetori do të shtrihet në të gjithë territorin e SPB-së Ohër, duke përfshirë Strugën, Ohrin, Kërçovën dhe Dibrën.
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, tha se qendra komanduese në SPB Ohër është në fazën përfundimtare dhe se përgatitjet e mbetura pritet të përfundojnë brenda dy javësh.
Sistemi do të përdoret për monitorimin e sigurisë, luftën kundër kriminalitetit e korrupsionit, tregtisë ilegale të drogës, rendit publik dhe sigurisë në komunikacion.
Toshkovski njoftoi gjithashtu se Frontex do t’i zgjerojë aktivitetet edhe në kufirin perëndimor, veçanërisht drejt Shqipërisë. Aktivitetet e përbashkëta pritet të nisin në fillim të vitit të ardhshëm.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



