“Studentët” serbë nga Kosova nisen për në Beograd në përkrahje të Vuçiqit
Në rrjete sociale të martën janë publikuar video të një grupi burrash serbë nga Graçanica që ka udhëtuar drejt Beogradit në mënyrë të organizuar për të mbështetur “studentët që duan të studiojnë” në parkun afër Presidencës së Serbisë. Siç raportohet, shumica e atyre që kanë udhëtuar janë punonjës të “institucioneve serbe”, por edhe ata që […] The post “Studentët” serbë nga Kosova nisen për në Beograd në përkrahje të Vuçiqit appeared first on Albinfo.

Në rrjete sociale të martën janë publikuar video të një grupi burrash serbë nga Graçanica që ka udhëtuar drejt Beogradit në mënyrë të organizuar për të mbështetur “studentët që duan të studiojnë” në parkun afër Presidencës së Serbisë.
Siç raportohet, shumica e atyre që kanë udhëtuar janë punonjës të “institucioneve serbe”, por edhe ata që “s’kanë kontrata të përhershme”.
Branimir Stojanoviq nga Lëvizja Kombëtare Serbe ka thënë se “ata janë aktivistë të Listës Serbe, Partisë Progresiste Serbe dhe të obliguar për t’i dëgjuar strukturat”.
Se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po paguan serbë nga Kosova për të shkuar në kampin e ngritur para Presidencës Serbe, një ditë më parë tha edhe gazetari dhe udhëheqësi i lëvizjes “Dashuri, besim, shpresë” në Serbi, Nemanja Sharoviq.
Që nga fundjava e shkuar serbë, që thonë se janë studentë, janë grumbulluar në një park afër Presidencës së Serbisë dhe kanë ngritur kamp. Sipas raportimeve të mediumeve të pushtetit, ata janë “studentë që duan të mësojnë”, dhe që “duan të kthehen në klasat e tyre sa më shpejtë që të jetë e mundshme”.
@e.informativa #srbija #politika #informacije #vesti #aktuelno #opozicija #studenti #skupstina ♬ original sound – Informativni program
The post “Studentët” serbë nga Kosova nisen për në Beograd në përkrahje të Vuçiqit appeared first on Albinfo.