Stuhi e fuqishme në Mekë, rrufeja godet Kullën ikonike të Sahatit

Stuhi e fuqishme në Mekë, rrufeja godet Kullën ikonike të Sahatit

Një rrufe e fuqishme ka goditur Kullën ikonike të Sahatit në Mekë, ndërsa momenti spektakolar është filmuar dhe shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale.

Pamjet janë realizuar nga fotografi Youssef Badjas, ndërsa aktiviteti i fuqishëm elektrik mbi qytetin e shenjtë është dokumentuar edhe nga astronomi saudit Mulham Hindi.

Stuhia ka sjellë shi dhe vetëtima edhe pranë Xhamisë së Madhe, ku pelegrinët janë parë duke falur namazin e Jacisë nën reshje.

Sipas Hindit, gushti dhe shtatori janë muaj në të cilët stuhitë janë të zakonshme në Mekë dhe në rajonet perëndimore të Arabisë Saudite.

Kulla e Sahatit, me lartësi rreth 601 metra, është një nga simbolet më të njohura të Mekës. Pamjet e rrufesë që godet kullën kanë tërhequr mijëra reagime në rrjetet sociale.

الآن صاعقة تضرب #برج_الساعة بمكة pic.twitter.com/423e6pvHC9

— الفلكي مُلهَم هندي (@MulhamH) August 26, 2026

The post Stuhi e fuqishme në Mekë, rrufeja godet Kullën ikonike të Sahatit appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.