Subvencion prej 1.000 denarësh në muaj për energjinë elektrike – ja kush ka të drejtë të aplikojë

Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale ka publikuar shpallje publike për mbështetje financiare për energjinë e konsumuar për vitin 2025, e dedikuar për personat të cilët hyjnë në kategorinë e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë me qëllim të ofrimit të mbështetjes së drejtpërdrejtë për qytetarët që kanë më së shumti nevojë. Me shpalljen parashihet […] The post Subvencion prej 1.000 denarësh në muaj për energjinë elektrike – ja kush ka të drejtë të aplikojë appeared first on InfoShqip.com.

Subvencion prej 1.000 denarësh në muaj për energjinë elektrike – ja kush ka të drejtë të aplikojë

Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale ka publikuar shpallje publike për mbështetje financiare për energjinë e konsumuar për vitin 2025, e dedikuar për personat të cilët hyjnë në kategorinë e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë me qëllim të ofrimit të mbështetjes së drejtpërdrejtë për qytetarët që kanë më së shumti nevojë.

Me shpalljen parashihet se Ministria t’u japë mbështetje financiare duke u ulur faturën mujore të energjisë elektrike në shumë prej 1000 denarë në muaj, duke llogaritur nga dita e paraqitjes së kërkesës. Mbështetja do të jepet për 12 muaj ose deri në shterimin e mjeteve të parashikaura në kuadër të programit.

Afati për dorëzimin e kërkesave është 30 ditë nga data e publikimit të shpalljes publike. Të interesuarit duhet të dorëzojnë formularin e plotësuar për kërkesë (Formulari 1 ose Formulari 2, varësisht nga kategoria) i disponueshëm në arkivin e Ministrisë ose në faqen zyrtare: https://www.ea.gov.mk/

Me kërkesën është e nevojshme të dorëzohet edhe një deklaratë noteriale që konfirmon saktësinë e dokumentacionit të dorëzuar; fotokopje e Vendimit për të drejtën e fituar të shtesës së veçantë ose kompensim për përkujdesje; fotokopje e faturës së fundit të energjisë elektrike; fotokopje e kartës së identitetit të aplikantit; dhe dëshmi të anëtarëve të amvisërisë.
Mbështetja financiare është e dedikuar për amvisëritë me një ose më shumë fëmijë me aftësi të kufizuara, shfrytëzues të shtesës së veçantë në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve, të ardhurat neto totale të të cilave në vitin 2024 në baza mujore nuk e kaluan shumën prej 42.000 denarë për amvisëri me dy anëtarë, 60.000 denarë për amvisëri me katër anëtarë, ose 80.000 për amvisëri me katër ose më shumë anëtarë.

Ndihmë financiare mund të marrin edhe prindërit kujdestarë të cilët kujdesen për një ose më shumë persona në familjen e tyre dhe janë shfrytëzues të kompensimit të kujdestarisë në përputhje me Ligjin për mbrojtje sociale, me kusht që të ardhurat totale neto mujore të mos e kalojnë kufirin e caktuar sipas numrit të anëtarëve në amvisëri (nga 42.000 deri në 160.000 denarë).

Personat të cilët tashmë përdorin asistencë minimale të garantuar dhe marrin kompensim në të holla për energji në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen Sociale, si dhe personat e moshuar që përdorin mbështetje financiare në përputhje me Ligjin për siguri sociale për të moshuarit, nuk përfshihen me këtë masë.

Të interesuarit mund të gjejnë më shumë informacion në ueb faqen www.ea.gov.mk ose në [email protected].

The post Subvencion prej 1.000 denarësh në muaj për energjinë elektrike – ja kush ka të drejtë të aplikojë appeared first on