Sudani në krizën më të madhe humanitare në botë

Sudani është duke vuajtur nga kriza më e madhe humanitare në botë dhe populli i tij është duke e paguar çmimin për mungesën e veprimit të komunitetit ndërkombëtar, kanë deklaruar njëzëri Organizata e Kombeve të Bashkuara. Britania e Madhe është mikëpritëse i një takimi të ministrave prej 20 vendeve që mbahet në Londër, si përpjekje [...]Read More...

Sudani në krizën më të madhe humanitare në botë

Sudani është duke vuajtur nga kriza më e madhe humanitare në botë dhe populli i tij është duke e paguar çmimin për mungesën e veprimit të komunitetit ndërkombëtar, kanë deklaruar njëzëri Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Britania e Madhe është mikëpritëse i një takimi të ministrave prej 20 vendeve që mbahet në Londër, si përpjekje për të rifilluar bisedimet e pezulluara të paqes.

Megjithatë, zgjidhja diplomatike e krizës së Sudanit është lënë anash shpeshherë për shkak të krizave të tjera nëpër botë, përfshirë luftërat në Ukrainë dhe Gaza.

Pasojat për popullatën 51 milionëshe të Sudanit kanë qenë shkatërrimtare. Dhjetëra mijëra raportohen të vdekur. Qindra mijëra përballen me urinë. Të paktën 13 milionë janë zhvendosur, me 4 milionë prej tyre në shtetet fqinje.