Suedia kap një anije pas dëmtimit të kabllove në Detin Baltik

Autoritetet suedeze kanë sekuestruar një anije që dyshohet se ka dëmtuar një kabllo të dhënash që kalonte nën Detin Baltik për në Letoni. Autoritetet kanë nisur një hetim nëse bëhet fjalë për sabotim. Më herët të dielën, ushtria e Letonisë raportoi se dy anije u panë në zonën ku ndodhi dëmtimi. Kryeministrja letoneze Evika Selina [...]Read More...

Suedia kap një anije pas dëmtimit të kabllove në Detin Baltik

Autoritetet suedeze kanë sekuestruar një anije që dyshohet se ka dëmtuar një kabllo të dhënash që kalonte nën Detin Baltik për në Letoni. Autoritetet kanë nisur një hetim nëse bëhet fjalë për sabotim.

Më herët të dielën, ushtria e Letonisë raportoi se dy anije u panë në zonën ku ndodhi dëmtimi. Kryeministrja letoneze Evika Selina tha se vendi i saj po punonte ngushtë me Suedinë dhe NATO-n në përgjigje të incidentit.

Kablloja i përket transmetuesit shtetëror të Letonisë, LVRTC, i cili tha në një deklaratë se kishte pasur “ndërprerje në shërbimet e transmetimit të të dhënave”, por që përdoruesit përfundimtarë do të ishin kryesisht të paprekur.

Ngjarja vjen më pak se një muaj pasi NATO nisi një mision të ri në Detin Baltik në përgjigje të sulmeve të përsëritura ndaj kabllove nënujore të energjisë dhe telekomit, për disa prej të cilave është fajësuar Rusia.

Në fillim të këtij muaji, NATO nisi misionin e saj të ri “Baltic Sentry”, pasi disa kabllo nën Detin Baltik u dëmtuan ose u shkëputën në 2024. Shefi i NATO-s Mark Rutte tha se misioni do të përfshijë më shumë avionë patrullimi, anije luftarake dhe drone./abcnews.al