Sulm brutal në Austri: Një sirian godet me thikë kalimtarët, mbetet i vdekur një 14 vjeçar
Një i ri me prejardhje nga Siria thuhet se ka sulmuar disa kalimtarë në qendër të qytetit në Villach. Si pasojë e këtij sulmi, mbetet i vdekur një 14 vjeçar. Kështu kanë bërë të ditur policia austriake, përcjell albinfo.at. Sipas policisë, autori i dyshuar është një 23-vjeçar me leje qëndrimi në Austri. Ai u arrestua […] The post Sulm brutal në Austri: Një sirian godet me thikë kalimtarët, mbetet i vdekur një 14 vjeçar appeared first on Albinfo.

Një i ri me prejardhje nga Siria thuhet se ka sulmuar disa kalimtarë në qendër të qytetit në Villach. Si pasojë e këtij sulmi, mbetet i vdekur një 14 vjeçar. Kështu kanë bërë të ditur policia austriake, përcjell albinfo.at.
Sipas policisë, autori i dyshuar është një 23-vjeçar me leje qëndrimi në Austri. Ai u arrestua menjëherë pas krimit. Gazeta “Kleine Zeitung” raporton për pesë persona të lënduar. Fillimisht ishte e paqartë nëse ishte një autor i vetëm. Për këtë arsye forcat e sigurisë po kërkonin autorë të tjerë të mundshëm, transmeton albinfo.at.
Zyra Shtetërore për Sigurinë Shtetërore dhe Luftimin e Ekstremizmit në Kärntner po kryen hetimet së bashku me hetuesit penalë.
The post Sulm brutal në Austri: Një sirian godet me thikë kalimtarët, mbetet i vdekur një 14 vjeçar appeared first on Albinfo.