Sulm me thikë në një park në Gjermani, plagosen 4 persona, mes tyre një fëmijë
Dyshohet se autorët e sulmit ishin dy. Njëri prej tyre ka tentuar të arratiset nëpër shinat e qarkullimit të trenave por është arrestuar nga Policia. The post Sulm me thikë në një park në Gjermani, plagosen 4 persona, mes tyre një fëmijë appeared first on Albinfo.

Një sulm me thika ka ndodhur këtë të mërkurë në Gjermani në një park në qytetin bavarez të Aschaffenburg. Në rrethana ende të paqarta kanë mbetur të plagosur katër persona mes tyre edhe një fëmijë, përcjell albinfo.ch.
Referuar mediave vendase dyshohet se autorët ishin dy, të cilët kanë mundur të arrestohen nga Policia. Njëri prej tyre ka tentuar të arratiset nëpër shinat e qarkullimit të trenave por është kapur nga efektivët. Si rezultat i sulmit është bllokuar përkohësisht qarkullimi i trenave në stacionin jugor të zonës.
Sulmi shkaktoi panik tek qytetarët që ishin të pranishëm në park. Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat sesi ndodhi sulmi, ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe grupi hetimor po vazhdon hetimet për dokumentimin e plotë të sulmit.
The post Sulm me thikë në një park në Gjermani, plagosen 4 persona, mes tyre një fëmijë appeared first on Albinfo.