Sulmet e SHBA në Jemen, grupi Houthi kërcënon se do të kundërpërgjigjen

Uashingtoni ndërkohë ka adresuar paralajmërime të qarta ndaj Iranit dhe Rusisë. Këto janë sulmet më të rënda ajrore nga ajri qëkurse ka nisur mandatin presidenti i SHBA-së Donald Trump: Gjendja në Lindjen e Mesme mund të përshkallëzojë edhe më tej, pasi SHBA goditën nga ajri pozicionet e milicëve Houthi në Jemen. Ministri i Mbrojtjes i [...]Read More...

Sulmet e SHBA në Jemen, grupi Houthi kërcënon se do të kundërpërgjigjen

Uashingtoni ndërkohë ka adresuar paralajmërime të qarta ndaj Iranit dhe Rusisë. Këto janë sulmet më të rënda ajrore nga ajri qëkurse ka nisur mandatin presidenti i SHBA-së Donald Trump: Gjendja në Lindjen e Mesme mund të përshkallëzojë edhe më tej, pasi SHBA goditën nga ajri pozicionet e milicëve Houthi në Jemen.

Ministri i Mbrojtjes i SHBA-së, Steve Hegseth, tha në Uashington, se sulmet e SHBA-së do të vazhdojnë derisa milicët Houthi të ndërpresin aksionet ushtarake kundër qarkullimit ndërkombëtar të anijeve.

Ky aksion shërben si paralajmërim për Iranin, që të heqë dorë nga mbështetja e këtij grupi milicësh. “Kjo do të vazhdojë edhe më tej për aq kohë sa ju të thoni: ‘Ne nuk do të pushojmë së qëlluari ndaj anijeve. Ne do të pushojmë së qëlluari ndaj institucioneve'”, tha Hegseth.

53 vetë janë vrarë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Houthi.