Sulmet izraelite vrasin një zyrtar të Hamasit

Sulmet ajrore izraelite të kryera në natën midis të mërkurës dhe të enjtes kanë lënë të vrarë gjashtë anëtarë të një familjeje dhe një zëdhënës të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Rripin e Gazës. Një sulm goditi një tendë ku Abdel-Latif al-Qanoua po [...]Read More...

Sulmet izraelite vrasin një zyrtar të Hamasit

Sulmet ajrore izraelite të kryera në natën midis të mërkurës dhe të enjtes kanë lënë të vrarë gjashtë anëtarë të një familjeje dhe një zëdhënës të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Rripin e Gazës.

Një sulm goditi një tendë ku Abdel-Latif al-Qanoua po qëndronte në zonën e Xhabalias në veri të Gazës. Zyrtari i Hamasit u vra, tha Basem Naimi, një tjetër zyrtar i grupit radikal palestinez.

Një tjetër sulm ajror pranë Qytetit të Gazës vrau katër fëmijë dhe prindërit e tyre, tha shërbimi emergjent i Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë.

Izraeli i dha fund armëpushimit me Hamasin javën e kaluar, duke nisur një sërë sulmesh ajrore që kanë lënë të vrarë qindra palestinezë, përfshirë zyrtarë të Hamasit.

Izraeli është zotuar se do të përshkallëzojë ofensivën nëse Hamasi nuk liron pengjet, nuk çarmatoset dhe nuk largohet nga enklava.