Sulmi i Trump/ Scholz dhe Starmer mbështesin Zelenskyn: I zgjedhur në mënyrë demokratike, zgjedhjet nuk mund ta mbaheshin në mes të luftës
Kryeministri britanik Keir Starmer ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, pas komenteve të ashpra të Donald Trump, të cilin e cilësoi si një “diktator”. “Kryeministri shprehu mbështetjen e tij për Presidentin Zelensky si udhëheqësin e zgjedhur në mënyrë demokratike të Ukrainës dhe tha se ishte krejtësisht e arsyeshme të pezulloheshin zgjedhjet [...]Read More...

Kryeministri britanik Keir Starmer ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, pas komenteve të ashpra të Donald Trump, të cilin e cilësoi si një “diktator”.
“Kryeministri shprehu mbështetjen e tij për Presidentin Zelensky si udhëheqësin e zgjedhur në mënyrë demokratike të Ukrainës dhe tha se ishte krejtësisht e arsyeshme të pezulloheshin zgjedhjet gjatë kohës së luftës, siç bëri Britania e Madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore”, tha në një deklaratë Doëning Street.
Starmer përsëriti mbështetjen e tij për përpjekjet e udhëhequra nga SHBA për të arritur një paqe të qëndrueshme në Ukrainë.
Më herët edhe kancelari gjerman Olaf Scholz tregoi mbështetjen ndaj Zelenskyt.
“Është thjesht e gabuar dhe e rrezikshme t’i mohosh Presidentit Zelensky legjitimitetin e tij demokratik. Ajo që është e saktë është se Zelenskyy është kreu i zgjedhur i shtetit të Ukrainës… Fakti që zgjedhjet e duhura nuk mund të mbahen në mes të luftës reflektohet në kushtetutën dhe ligjin zgjedhor të Ukrainës”, tha kancelari gjerman.
Trump sulmoi Zelenskyn duke e cilësuar si një “diktator” dhe duke thënë se kishte bindur SHBA që të shpenzonte miliarda dollarë për të nisur një luftë që nuk do ta fitonte kurrë./abcnews.al