Sul*mi në Zveçan, Peci: Vepër e organizuar terro*riste kundër qetësisë dhe stabilitetit në komunës

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci ka dënuar sulmin me granatë që u bë në Postën e Kosovës në qendrën e këtij qyteti. Sipas një postimi në Facebook, Peci e ka cilësuar këtë akt si “një provokim të rrezikshëm dhe vepër e organizuar terroriste kundër qetësisë dhe stabilitetit në komunës”. “Ky sulm është një

Sul*mi në Zveçan, Peci: Vepër e organizuar terro*riste kundër qetësisë dhe stabilitetit në komunës

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci ka dënuar sulmin me granatë që u bë në Postën e Kosovës në qendrën e këtij qyteti.

Sipas një postimi në Facebook, Peci e ka cilësuar këtë akt si “një provokim të rrezikshëm dhe vepër e organizuar terroriste kundër qetësisë dhe stabilitetit në komunës”.

“Ky sulm është një tentativë e qartë për të destabilizuar rajonin dhe për të shkaktuar frikë te qytetarët. Autorët duhet të gjenden dhe të paraqiten përpara drejtësisë”, ka deklaruar ai.

Ky incident, i cili ndodhi në orët e mëngjesit, ka shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa viktima.