Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Welcome to Kosova Today

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe xhami nga një person i cili kishte bllokuar rrugën në fshatin Miokovicë rreth orës 04:05 të mëngjesit të sotëm. Sipas njoftimit të policisë, pas sulmi, i dyshuari ka ikur në drejtim të disa shtëpive afër fshatit. Policia e Kosovës bashkë me […]

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe xhami nga një person i cili kishte bllokuar rrugën në fshatin Miokovicë rreth orës 04:05 të mëngjesit të sotëm.

Sipas njoftimit të policisë, pas sulmi, i dyshuari ka ikur në drejtim të disa shtëpive afër fshatit.

Policia e Kosovës bashkë me KFOR-in kanë identifikuare shtëpinë dhe kanë kryer kontroll ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili ka pranuar se ka bllokuar rrugën dhe ka hedhur shishen.

Gjatë realizimit të kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur një xhaketë e ushtrisë me emblemë serbe.

“Më datë 06.05.2024 rreth orës 04:05 në rrugën e fshatit Miokovicë gjatë patrullimit të përbashkët të Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë (NJNSH) të Policisë së Kosovës, së bashku me KFOR-in amerikan, një veturë pa targa e tipit Seat ngjyre hiri ka bllokuar rrugën dhe më pastaj ka hedhur shishe xhami në drejtim të veturave zyrtare. Policia e Kosovës bashkë me KFOR-in kanë identifikuare shtëpinë dhe kanë kryer kontroll ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili ka pranuar se ka bllokuar rrugën dhe ka hedhur shishen. Gjatë realizimit të kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjet një xhaketë e ushtrisë me emblemë serbe. Vetura me të cilën është bllokuar rruga është sekuestruar, i dyshuari pas intervistimit nga njësia kompetente e hetimeve është liruar në procedurë të rregullt, përderisa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar”, njofton policia.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Veturat Kosov Miokovic Sipas Policia Shpejt NJNSH Policis Vetura Uniforma

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Veturat Kosov Miokovic Sipas Policia Shpejt NJNSH Policis Vetura Uniforma

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online