Sulmoi policët dhe ua goditi veturën, arrestohet ngasësja në Gjilan

Një ngasëse në Gjilan raportohet se duke e drejtuar veturën e saj, nuk është ndalë në pikë kontrolli të veturave dhe duke ikur ka goditur veturën zyrtare të Policisë së Kosovës, ku janë shkaktuar dëme materiale. Bëhet e ditur se e dyshuara është arritur të lokalizohet dhe arrestohet. Ndërkaq gjatë arrestimit ka sulmuar zyrtarët policorë

Sulmoi policët dhe ua goditi veturën, arrestohet ngasësja në Gjilan

Një ngasëse në Gjilan raportohet se duke e drejtuar veturën e saj, nuk është ndalë në pikë kontrolli të veturave dhe duke ikur ka goditur veturën zyrtare të Policisë së Kosovës, ku janë shkaktuar dëme materiale.

Bëhet e ditur se e dyshuara është arritur të lokalizohet dhe arrestohet. Ndërkaq gjatë arrestimit ka sulmuar zyrtarët policorë, për çka është hapur dhe rast i veçantë ”Sulm ndaj personit zyrtar”.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.