Sulmojnë pikërisht shtëpinë e një polici: Kosovari thotë se ishte “vetëm ndihmës”
Polici po flinte pas një turni të hershëm të punës. Ai ka dëgjuar zhurma trokitjesh dhe ka parë dy figura, me vegla në duar... The post Sulmojnë pikërisht shtëpinë e një polici: Kosovari thotë se ishte “vetëm ndihmës” appeared first on Albinfo.

Ka ndodhur pak para Krishtlindjeve të vitit të kaluar. Dy burra takohen në një klub shqiptar përtej kufirit, në Gjermani. Ata vendosin të futen me forcë në një shtëpi. Merren vesh që mallrat e vjedhura t`i ndajnë në mënyrë të barabartë.
Të nesërmen ata i hyjnë aksionit.
Në një ndërtesë në zonën e Lenzburgut, ata hapin me forcë derën e një kopshti dimëror dhe më pas përpiqen të hyjnë me forcë në dhomën e ndenjes, transmeton albinfo.ch. Polici që jeton në atë shtëpi zgjohet, i ndjek dhe kap njërin nga të dytë. Sipas aktakuzës, personi i kapur mbante në dorë një kaçavidë të madhe, duke e rrotulluar atë dhe duke bërtitur: “Do të të vras!”. Polici ja del ta kapë burrin dhe – pasi të dy kanë rënë përtokë – ta pengojë atë të arratiset.
Të hënën pasdite, të dy personat, sulmuesi dhe i sulmuari përballen me njëri-tjetrin në sallën e gjyqit. Polici përshkruan se në mbrëmjen e përmendur, ai po flinte pas një turni të hershëm të punës, shkruan Aargauer Zeitung. Pak para orës 18 të mbrëmjes ai dëgjoi zhurma trokitjesh. Pasi është ngritur në këmbë ai ka parë dy figura të veshura me rroba të errëta, me vegla në dorë.
Kur e kanë vënë re, ata kanë ikur me vrap – ndërsa ai, i veshur me pantallona sportive dhe zbathur, ka vrapuar pas tyre nëpër lëndinën me dëborë.
Ai kishte bërtitur: “Ndalo, policia!” disa herë. Kështu, ai arriti të mbante njërin burrë, le ta quajmë Lorik, derisa fqinji dhe policia erdhën për të ndihmuar, përcjell albinfo.ch. Në gjithë këtë rrëmujë, polici ka pësuar gërvishtje të ndryshme dhe ka thyer gishtin e madh të këmbës. “Nuk mund të them saktësisht se si”, u përgjigj ai në një pyetje nga presidentja e trupit gjykues.
Borxhet e krijuara në kazino në Kosovë
I akuzuari vjen në gjykatë direkt nga burgu i qarkut dhe shoqërohet nga dy oficerë policie. Ai akuzohet për tentativë vjedhjeje, dëmtim prone, hyrje pa leje, dëmtim të thjeshtë trupor nga pakujdesia, si dhe dhunë e kërcënime ndaj autoriteteve dhe zyrtarëve.
“Loriku” është rritur në Kosovë. 31-vjeçari thotë se është vënë nën presion atje. Ai kishte krijuar borxhe në një kazino ndaj disa personave të cilët më pas kërkonin kthimin e borxheve me ineteresa të larta. Për këtë arsye, ai kishte udhëtuar për në Gjermani për të fituar para. Por ai nuk mundi të punonte. Ai më tutje thotë se partnerja e tij në Kosovë është shtatzënë dhe fëmija i tyre do të lindë së shpejti, transmeton albinfo.ch. Ai ishte shumë i stresuar, tha Loriku.
Burri i panjohur në klubin shqiptar i kishte thënë se donte ta ndihmonte.
Loriku mohon çdo përfshirje në vjedhje, duke thënë se nuk ka as njohuritë dhe as përvojën për ta bërë këtë. Përkundrazi, ai ishte frikësuar kur polici po qëndronte pas tij. Ai (polici) e kishte ngufatur dhe ky ishte përpjekur t’ia largonte dorën. Nuk kishte ndërmend të lëndonte askënd dhe i vjen keq që personi tjetër kishte shkaktuar vjedhjen me thyerje, thotë Loriku në deklaratën e tij përfundimtare.
Avokatja mbrojtëse argumenton gjithashtu se klienti i saj kishte vetëm rolin e asistentit në këtë përpjekje sulm9. Ai qe instrumentalizuar nga burri tjetër, i panjohur. Mungonin të gjithë elementët për bashkëfajësi. Klienti i saj ishte jashtë pronës së sulmuar. Kur u kap nga polici, ai pati një refleks ikjeje dhe u panikua. Ai ndihej i sulmuar dhe i kërcënuar dhe donte të mbronte veten.
Pas një shqyrtimi të shkurtër, gjykata i ka dhënë të pandehurit dënimin me tetë muaj burgim me kusht. Kosovari gjithashtu do të dëbohet nga vendi për tetë vjet, transmeton albinfo.ch. Ai duhet të paguajë shpenzimet ligjore dhe tarifën e prokurorisë prej rreth 3,500 frangash, shpenzimet e avokatit të tij dhe 500 franga dëmshpërblim.
Gjykata i përshkroi deklaratat e policit si “të rrepta”, konsistente dhe të kuptueshme, ndërsa ato të të akuzuarit ishin të paqarta, konfuze dhe të pakuptueshme – shkurt: jo të besueshme. I akuzuari kishte dashur të fitonte para dhe për të ishte e qartë se po kryente një seri vjedhjesh me thyerje.
The post Sulmojnë pikërisht shtëpinë e një polici: Kosovari thotë se ishte “vetëm ndihmës” appeared first on Albinfo.