Sveçla e Haxhiu shkojnë të vila e Radoiçiqit, njoftojnë se janë vendosur kamera sigurie
Welcome to Kosova TodayMinistrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë shkuar për vizitë në veri të vendit, konkretisht të vila e terroristit Milan Radoiçiq. Haxhiu tha se ishin për vizitë te kjo vilë për të parë në qoftë se të gjitha veprimet që është dashur të merren nga ministria e […]
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë shkuar për vizitë në veri të vendit, konkretisht të vila e terroristit Milan Radoiçiq.
Haxhiu tha se ishin për vizitë te kjo vilë për të parë në qoftë se të gjitha veprimet që është dashur të merren nga ministria e Drejtësisë janë adresuar, e sidomos në kuptimin e sigurisë, teksa bëri të ditur se aty janë vendosur edhe kamera të sigurisë.
“Tashmë, kjo vilë ka të vendosura kamerat e sigurisë, për të përcjellur secilin detaj e secilën lëvizje dhe për të parandaluar çfarëdo përpjekje për të penguar punën e zyrtarëve por edhe të policisë”.
“Mirëpo, përvec kamerave, janë edhe policia që po qëndron këtu për ta ruajtur këtë pasuri të paluajtshme”, tha Haxhiu.
Dje, Policia e Kosovës ia ka konfiskuar disa prona terroristit Milan Radoiçiq, ku në mesin e tyre janë shumë vetura, banesa, restoranti e anija, të cilat tashmë janë nën menaxhimin e ministrisë së Drejtësisë.
Tags Kerko
Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:Ministrja Drejt Albulena Haxhiu Brendshme Xhelal Milan Radoi Tashm Policia Kosov
Kerko ne Google fjalet :
Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:Ministrja Drejt Albulena Haxhiu Brendshme Xhelal Milan Radoi Tashm Policia Kosov