Sveçla përgëzon policinë për kapjen e 20 pakove me drog: Kosova s’është zonë sigurie për kriminelët

Welcome to Kosova Today

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar Policinë e Kosovës për kapjen e 20 pakove me substancë narkotike të llojit heroinë, në vlerë 200 deri 250 mijë euro. “Përgëzoj Policinë e Kosovës për operacionin e suksesshëm që rezultoi me kapjen e 20 pakove me substancë narkotike të llojit heroinë, në vlerë 200 deri […]

Sveçla përgëzon policinë për kapjen e 20 pakove me drog: Kosova s’është zonë sigurie për kriminelët

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar Policinë e Kosovës për kapjen e 20 pakove me substancë narkotike të llojit heroinë, në vlerë 200 deri 250 mijë euro.

“Përgëzoj Policinë e Kosovës për operacionin e suksesshëm që rezultoi me kapjen e 20 pakove me substancë narkotike të llojit heroinë, në vlerë 200 deri 250 mijë euro”, ka shkruar Sveçla në facebook.

Më tutje ministri u shpreh se ky sukses i policisë dëshmon se Kosova nuk është zonë sigurie as për kriminelët as për çfarëdo lloj krimi.

“Krimit dhe ilegalitetit i kemi shpallur luftë, në veri e në jug. Ky sukses i Policisë sonë është dëshmi se Republika e Kosovës nuk është zonë sigurie as për kriminelët as për çfarëdo lloj krimi”.

“Ndërkohë që po eliminojmë strofullat e drogës gjithandej vendit, Republika jonë po forcon gjithnjë e më shumë pikat kufitare për të ndaluar “eksportin dhe importin” e çfarëdo ilegaliteti”.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Ministri Brendshme Xhelal Policin Kosov Kosova Krimit Policis Republika

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Ministri Brendshme Xhelal Policin Kosov Kosova Krimit Policis Republika

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online