Sveçla zbulon emrin e policit që u plagos gjatë shkëmbimit të zjarrit me hajdutët në Zllakuqan

Welcome to Kosova Today

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar lidhur me rastin e një tentim vjedhje në Kishën e Zllakuqanit, ku gjatë shkëmbimit të zjarrit me personat e dyshimtë, u plagos një pjesëtar i Policisë së Kosovës. Ai ka zbuluar se zyrtari në fjalë është Januz Veselaj. Sveçla ka bërë me dije se i njëjti […]

Sveçla zbulon emrin e policit që u plagos gjatë shkëmbimit të zjarrit me hajdutët në Zllakuqan

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar lidhur me rastin e një tentim vjedhje në Kishën e Zllakuqanit, ku gjatë shkëmbimit të zjarrit me personat e dyshimtë, u plagos një pjesëtar i Policisë së Kosovës. Ai ka zbuluar se zyrtari në fjalë është Januz Veselaj.

Sveçla ka bërë me dije se i njëjti pas tretmanit të nevojshëm në QKUK është liruar për në shtëpi.

“Gjatë reagimit në një tentim vjedhje në Kishën e Zllakuqanit në mëngjesin e sotëm, gjatë shkëmbimit të zjarrit me personat e dyshimtë është plagosur pjesëtari i Policisë së Kosovës Januz Veselaj. Përgëzoj zyrtarët policor për përgjigjen e shpejtë në rast pas marrjes së informatës dhe zyrtarin Januz Veselaj për reagimin profesional përkundër rrezikimit të jetës së tij. Nga Drejtori i Policisë jam njoftuar se zyrtari Veselaj pas tretmanit të nevojshëm në QKUK është liruar për në shtëpi. I uroj shërim dhe kthim të shpejtë në detyrë”, ka shkruar Sveçla.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Ministri Brendshme Xhelal Zllakuqanit Policis Kosov Januz Veselaj Drejtori

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Ministri Brendshme Xhelal Zllakuqanit Policis Kosov Januz Veselaj Drejtori

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online