Sylvinho në konferencë: Kemi një ëndërr, Shqipëria të kualifikohet në botëror

Sylvinho publikon listën për ndeshjet e marsit – ftohet Brruti dhe një emër i ri, mungojnë shumë yje The post Sylvinho në konferencë: Kemi një ëndërr, Shqipëria të kualifikohet në botëror appeared first on Albinfo.

Sylvinho në konferencë: Kemi një ëndërr, Shqipëria të kualifikohet në botëror

Pas publikimit të listës së Kombëtares, me emrat e grumbulluar për dy sfidat ndaj Anglisë dhe Andorrës, të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, trajneri Silvinjo doli sot në konferencën zyrtare për media.

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e muajit mars, ndaj Anglisë dhe Andorrës, ku nuk mungojnë risitë.

Kombëtarja e Shqipërisë shqiptare është gati për rrugëtimin e ri në kualifikueset e Kupës së Botës 2026, ku ndodhet në grupin K së bashku me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.

Trajneri brazilian, Sylvinho ka përzgjedhur 26 lojtarë për dy ndeshjet e marsit ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Për herë të parë në Kombëtare janë ftuar lojtari i shumëpërfolur Etnik Brruti i Malishevës dhe Juljan Shehu i Widzew Lodz.

Përveç emrave të rinj, në listë kemi edhe disa mungesa të mëdha si Mario Mitaj, Mirlind Daku, Anis Mehmeti dhe Taulant Seferi.

Grumbullimi zyrtar i kuqezinjve nis të hënën më 17 mars, teksa kombëtarja kuqezi do të luajë ndeshjen e parë ndaj Anglisë në Wembley më 21 mars, në orën 20:45.

Takimi i dytë është më 24 mars ndaj Andorrës në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë, në orën 20:45.

The post Sylvinho në konferencë: Kemi një ëndërr, Shqipëria të kualifikohet në botëror appeared first on Albinfo.