Tabelat e reja me ndryshime në autostradën Shkup-Tetovë, largohet gjuha shqipe

Tabelat e reja në autostradën Shkup-Tetovë janë vendosur në tre gjuhë, maqedonisht, anglisht dhe frëngjisht, teksa gjuha shqipe është hequr, ndryshe nga tabelat e kaluara. Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore nuk ka dhënë sqarim se pse gjuha shqipe nuk figuron, raporton TCH. Bashkimi Demokratik për Integrim ka dënuar ashpër ndërrimin e tabelave të komunikacionit në […] The post Tabelat e reja me ndryshime në autostradën Shkup-Tetovë, largohet gjuha shqipe appeared first on Albinfo.

Tabelat e reja me ndryshime në autostradën Shkup-Tetovë, largohet gjuha shqipe

Tabelat e reja në autostradën Shkup-Tetovë janë vendosur në tre gjuhë, maqedonisht, anglisht dhe frëngjisht, teksa gjuha shqipe është hequr, ndryshe nga tabelat e kaluara.

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore nuk ka dhënë sqarim se pse gjuha shqipe nuk figuron, raporton TCH.

Bashkimi Demokratik për Integrim ka dënuar ashpër ndërrimin e tabelave të komunikacionit në autostradën Shkup – Tetovë.

“Ky ndryshim është një goditje e rëndë ndaj përdorimit të gjuhës shqipe në RMV dhe shkelje flagrante e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Kjo përpjekje e rrezikshme dhe e ulët për mosrespektimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe kjo tendencë për mohimin e gjuhës shqipe është një vendim në kundërshtim të plotë me Kushtetutën, Marrëveshjen e Ohrit, ligjet dhe vlerat e demokracisë dhe barazisë, të cilat janë themelore për paqen dhe stabilitetin në vend. Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) konsideron që paaftësia e humbësve të zgjedhjeve dhe shërbëtorëve të VMRO-së nga radhët e VLEN po i kthen shqiptarët në vitet ‘90 në aspektin e të drejtave kombëtare dhe barazisë. BDI do të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për ta kundërshtuar këtë vendim të padrejtë dhe për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në reagim, transmeton albinfo.ch

The post Tabelat e reja me ndryshime në autostradën Shkup-Tetovë, largohet gjuha shqipe appeared first on Albinfo.