Tahiri-Beqa: Procesi zgjedhor i 9 shkurtit ka ngritur dyshime dhe pasiguri

Njohësja e çështjeve politike, Arta Tahiri-Beqa është prononcuar për “Front Online” mbi vonesën e publikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke theksuar se ky është një proces precedent që nuk ka ndodhur kurrë.  “Që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës një proces precedent si ky nuk ka ndodhur, çdo herë është vlerësuar procesi

Tahiri-Beqa: Procesi zgjedhor i 9 shkurtit ka ngritur dyshime dhe pasiguri


Njohësja e çështjeve politike, Arta Tahiri-Beqa është prononcuar për “Front Online” mbi vonesën e publikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke theksuar se ky është një proces precedent që nuk ka ndodhur kurrë.

 “Që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës një proces precedent si ky nuk ka ndodhur, çdo herë është vlerësuar procesi zgjedhor dhe shpallja e rezultateve për një kohë rekord”, tha Tahiri-Beqa.

Sipas Tahiri-Beqës, ky proces, që ishte promovuar si më i shpejti, ka përfunduar në mënyrë negative, duke shkaktuar reagime të shumta dhe mosbesim te votat.

“Ky proces kinse më i shpejtë për daljen e rezultateve, rezultoi më negativi. Ka reagime të shumta për mos esim të votave dhe dyshime. Është situatë e paqartë”, shprehet ajo.