Takim letrar me autoren Fatmire Sopa
Fatmire Zenelaj Sopa ka të botuara disa libra me poezi dhe romanin “Hanna”, një histori e dhimbshme dashurie mes një shqiptareje dhe një gjermani The post Takim letrar me autoren Fatmire Sopa appeared first on Albinfo.

Të shtunën, më 22 shkurt, në ambientet e Bibliotekës “Pestalozzi” Hardau (në Cyrih) mbahet një takim letrar me shkrimtaren që jeton dhe krijon në Zvicër, Fatmire Zenelaj – Sopa.
Fatmirja ka filluar të shkruante tekste me tematika të ndryshme qysh në fëmijëri. Fatkeqësisht, të gjitha ato u dogjën nga lufta e fundit në Kosovë. Ishte pikërisht ajo kohë kur Fatmirja emigroi në Zvicër, bashkë me familjen, shkruan albinfo.ch.
Përkundër sfidave të integrimit në shoqërinë zvicerane, ajo nuk u dorëzua.
Sot, Fatmire Zenelaj-Sopa ka të botuara disa libra me poezi. Kurse, së fundmi ka botuar librin e saj “Hanna”, një histori e dhimbshme dashurie mes një shqiptareje dhe një gjermani.
Ngjarja është e vërtetë dhe Fatmirja përmes shprehjeve më të ndjeshme ka arritur të shpalosë këtë histori në formën më të mirë të mundshme.
Libri “HAnna” është shkruar fillimisht në gjuhën shqipe ndërsa më vonë, vitin e kaluar, është përkthyer në gjermanishte.
Takimi letrar mbahet më 22 shkurt në Bibliotekën “Pestalozz”, Norastrasse 20, 8004 Zürich, me fillim në orën 17.00
The post Takim letrar me autoren Fatmire Sopa appeared first on Albinfo.