Takimi në Antalya -Erdogan: Po mësoni turqisht, pastaj po harroni, Osmani: Më duhet të praktikoj me ju

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dje zhvilloi një bisedë miqësore me homologen e tij kosovare Vjosa Osmani-Sadriu gjatë takimit në margjinat e Forumit të Diplomacisë në Antaly. Ai teksa u përshëndet në gjuhën turke dhe i shtrënguan duart me Osmanin, i drejtohet kësaj të fundit se ”Po mësoni turqisht, pastaj po e harroni”. E shpejtë

Takimi në Antalya -Erdogan: Po mësoni turqisht, pastaj po harroni, Osmani: Më duhet të praktikoj me ju

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dje zhvilloi një bisedë miqësore me homologen e tij kosovare Vjosa Osmani-Sadriu gjatë takimit në margjinat e Forumit të Diplomacisë në Antaly.

Ai teksa u përshëndet në gjuhën turke dhe i shtrënguan duart me Osmanin, i drejtohet kësaj të fundit se ”Po mësoni turqisht, pastaj po e harroni”.

E shpejtë ishte edhe përgjigja e Presidentes Osmani, kur në gjuhen turke, e duke buzqeshur i thotë se ‘Po mësoj, por duhet ta praktikoj me ju’.

Edicioni i 4-të i ADF 2025-tës, i organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Türkiyes, nën kujdesin e presidentit Erdoğan, ka filluar dje në qytetin turk Antalya dhe do përfundojë të dielën.