Takimi SHBA-Ukrainë në Riad/ Tryeza të martën, Rubio: Kievi është përgatitur për gjëra të vështira
Ekipet negociatore të Shteteve të Bashkuara dhe të Ukrainës do te takohen të martën në Arabinë Saudite për të negociuar fundin e luftës. Pjesë e ekipit negociator amerikan është edhe sekretari i shtetit Marco Rubio. Ai tha për gazetarët se është e rëndësishme që në takim të përcaktohen qartë synimet e Ukrainës për të arritur [...]Read More...

Ekipet negociatore të Shteteve të Bashkuara dhe të Ukrainës do te takohen të martën në Arabinë Saudite për të negociuar fundin e luftës. Pjesë e ekipit negociator amerikan është edhe sekretari i shtetit Marco Rubio.
Ai tha për gazetarët se është e rëndësishme që në takim të përcaktohen qartë synimet e Ukrainës për të arritur një pikë ku paqja me Rusinë të jetë e mundur. Rubio shtoi se është e rendësishme të kuptohet se Ukraina është e përgatitur të bëjë gjëra të vështira në bisedime, ashtu si rusët.
Teksa u shpreh optimist për takimin e së martës, Rubio tha se do të ketë edhe përpjekje për të angazhuar Rusinë që të përcaktohet se sa larg janë të dyja palët përsa i përket përfundimit të luftës.
Edhe i dërguari i Donald Trump për Lindjen e Mesme, Stiv Uitkof tha se shpreson se një marrëveshje për mineralet e rralla tëe Ukrainës mund të nënshkruhet.
Takimi në Arabinë Saudite vjen pasi Donald Trump njoftoi se Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë fund pauzës në ndarjen e informacioneve sekrete nga Inteligjenca e tyre me Ukrainën. Bisedimet mes Ukrainës dhe SHBA mbahen pasi muajin e kaluar delegacionet nga Uashingtoni dhe nga Moska negociuan në Riad për t’i dhënë fund luftës, duke lënë jashtë tryezës Kievin.
Shtetet e Bashkuara kanë qenë mbështetësi kryesor ushtarak dhe financiar i Ukrainës në tri vite luftë që ky vend ka bërë për liri. Në lidhje me ndalesën e ndihmës për Ukrainën, sekretari Marko Rubio tha se shpreson se mund të zgjidhej, por gjithçka do të varet nga bisedimet e së martës.
/ abcnews.al