‘Takimi Trump- Zelensky një reality show’/ Ekspertja Sotiri: Zelensky u vu në pritë nga Trump. Duhej një marrëveshje si garanci e vetme për Ukrainën

Juxhina Sotiri, eksperte e sigurisë, e ftuar në programin ‘Faqja 4’ komentoi takimin e tensionuar mes Trump dhe Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë. Sotiri u shpreh se takimi i djeshëm ishte një shfaqje e Trump dhe u duk si diçka e paramenduar. Në analizën e qëndrimit të Zelenskyt, Sotiri u shpreh se Zelensky tregoi një [...]Read More...

‘Takimi Trump- Zelensky një reality show’/ Ekspertja Sotiri: Zelensky u vu në pritë nga Trump. Duhej një marrëveshje si garanci e vetme për Ukrainën

Juxhina Sotiri, eksperte e sigurisë, e ftuar në programin ‘Faqja 4’ komentoi takimin e tensionuar mes Trump dhe Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë.

Sotiri u shpreh se takimi i djeshëm ishte një shfaqje e Trump dhe u duk si diçka e paramenduar. Në analizën e qëndrimit të Zelenskyt, Sotiri u shpreh se Zelensky tregoi një pasiguri gjatë fjalës së tij në momentin ku vendi i tij ndodhet në modalitetin e mbijetesës.

“ U duk sikur ishte një shfaqje nga të cilat Trump i ka përzemër t’jua ofrojë votuesve dhe ndërkombëtarëve. Dukej sikur ishte diçka e paramenduar dhe një pritë ndaj Zelenskyt. Nëse do të analizojmë gjuhën e përdorur, duhet një politikë intimiduese ndaj një vendi në modalitet mbijetese. Kemi dy palë që janë dy president të zgjedhur demokratikisht kemi politikën e një burri e gjysmë dhe pjesëmarrjen e JD Vance që nuk mund të bëj asnjë lëvizje pa miratimin e Trump.

Nëse do të shohim Zelenskyn, që në fillim të takimit, gjuha e tij në mbrojtje fliste qartë për një sjellje të paqenë që tregonte një pasiguri ndaj Zelenskyt. Nëse do gjykojmë nëse do të duhej marrëveshja, do të thoja Po sepse është e vetmja garanci për Zelenskyn. Dukej sikur dje pamë një marrëdhënie të tensionuar që ishte një larje e mërzie të vjetra të Trump ndaj Zelenskyt.”

/ abcnews.al