Tara: Kurrë s’kemi pasur ushtri të rregullt, në shtator të ‘98-ës s’ka pas strukturë hierarkike

Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon ia prezantoi dëshmitarit Ismet Tara deklaratën e mëhershme ku ai kishte deklaruar se të gjithë ushtarët kanë qenë vullnetarë dhe se nuk kanë pasur asnjëherë një ushtri të rregullt. Tara mohoi që në shtator të 1998-ës ka pasur ndonjë strukturë hierarkike në ushtri. Ai pretendohet se ka thënë që

Tara: Kurrë s’kemi pasur ushtri të rregullt, në shtator të ‘98-ës s’ka pas strukturë hierarkike

Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon ia prezantoi dëshmitarit Ismet Tara deklaratën e mëhershme ku ai kishte deklaruar se të gjithë ushtarët kanë qenë vullnetarë dhe se nuk kanë pasur asnjëherë një ushtri të rregullt. Tara mohoi që në shtator të 1998-ës ka pasur ndonjë strukturë hierarkike në ushtri.

Ai pretendohet se ka thënë që UÇK-ja përbëhej prej qytetarëve të zemëruar nga pushteti serb për shkak të keqtrajtimeve. Përgjigja e tij nuk u dëgjua por u pa teksa pohonte me kokë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Tara u pyet se a ka thënë që dëshironin të jepnin përshtypjen se kishin një ushtri të vërtetë e cila nuk ishte ashtu. Dëshmitari tha se nuk i kujtohet, duke shtuar se duhet të merret edhe përkthimi në anglisht pasi ka hasur në shumë gabime gjatë përgatitjes së tij me prokuroren.

“Kurrë, kurrë, kurrë jo, nuk kemi pasur një ushtri të rregullt”, tha ai.

Tara tha se deri me kthimin e tij prej Shqipërisë pas 20 shtatorit 1998 nuk ka dëgjuar asnjëherë që ekzistojnë brigadat e UÇK-së por vetëm shtabet lokale të qyteteve dhe fshatrave.

“Deri pas kthimit tim prej Shqipërisë pas 20 shtatorit nuk kam dëgjuar që ekzistojnë brigadat e UÇK-së”, tha ai.

Pas 20 shtatorit, dëshmitari tha se është folur për organizimin e brigadave konkretisht pas krijimit të Zonës së Pashtrikut. Pas kësaj date, Tara tha se UÇK-ja gati është shpërbërë por që kanë filluar me krijimin e brigadave.

“Është filluar një përgatitje që të vijnë ushtarë të rinj dhe të vjetër që janë larguar në Shqipëri që të përmbushet numri sado pak i ushtarëve. Ka filluar organizimi i brigadave pa ushtarë, pa ushtarë edhe për njësitet më të vogla jo për brigadë”, tha Tara.

Gjatë kësaj kohe, Tara tha se ka qenë financier i njësitit “Arti” dhe si anëtar i logjistikës së këtij Shtabi.

Kur u pyet se a ka pasur ndonjë strukturë hierarkike pasi u kthy nga Shqipëria në shtator të 1998-ës, ai u përgjigj me “asnjëherë”.